Bruksel, 14 janar – BE-ja e përkrah Marrëveshjen e Prespës dhe me kujdes i ndjek procedurat kombëtare që duhet të zbatohen për implementimin e saj, deklaroi sot zëdhënësja e KE-së Maja Kocijançiç, transmeton Koha.
Ajo konfirmoi se “BE-ja e përkrah marrëveshjen historike të Prespës, e cila paraqet një guxim politik dhe lidership në zgjidhjen e një prej kontesteve më të vjetra në rajon.
“Kjo është mundësi unike që të tejkalohen vështirësitë nga e kaluara dhe të përforcohet pajtimi në rajon dhe në Evropë. I ndjekim procedurat kombëtare që duhet të zbatohen që të implementohet marrëveshja”, tha Kocijançiç e pyetur për komentin rreth ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës në Greqi, pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese në Parlamentin e Maqedonisë.