Maja Kocijançiç, zëdhënëse e përfaqësues së lartë për politikë të jashtme dhe siguri Federika Mogerini, deklaroi se Bashkimi Evropian pret që Asociacioni i komunave serbe (AKS) të formohet sa më shpejtë që është e mundur. “BE-ja pret, që në kuadër të dialogut, marrëdhëniet midis dy palëve në mënyrë shtesë të normalizohen dhe AKS të formohen sa më shpejtë”, theksoi Kocijançiç, me rastin e deklaratës së ish-komandantit të UÇK-së dhe kandidat aktual për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj. Paraprakisht Haradinaj ka theksuar se nëse ai bëhet kryeministër i Kosovës, nuk do të ketë vend për AKS.
Kocijançiç për “Novosti” deklaroi se Marrëveshja për AKS është arritur midis dy palëve në dialogun që e lehtëson Unioni. “Pres se përkushtimi konstruktiv, që e treguan të dyja palët në takimin e fundit në kuadër të dialogut, do të vazhdojë në javët dhe muajt që vijojnë”, theksoi zëdhënësja e Mogerinit.