Kocias: Kufiri mes Greqisë dhe Shqipërisë nuk njihet nga Ushtria greke
Nikos Kocias, ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, është shprehur se ushtria greke refuzon të njohë kufirin kufirin Greqi-Shqipëri. Deklaratën, ish-kryediplomati i Greqisë e bëri në një emision radiofonik në kanalin “Neës 24/7”, ku foli mes të tjerash, edhe për vrasjen e Kostandonos Kaçifasit në Bularat të Gjirokastrës, të dielën e 28 tetorit.
“Çdo jetë e humbur është një humbje e madhe. Konsultimi në kohë dhe parandalues na mbron. Nuk duhet që në emër të ngjarjeve negative të përkeqësojmë marrëdhëniet dypalëshe. Problemi ynë është nga lindja, të mos bëhemi të çorientuar”, tha Kocias.