Oher, 11 prill – Ministri i jashtëm grek, Nikos Kocias para pak çastesh ka mbërritur në Ohër me airoplan zyrtar. Ministri i jashtëm i Maqedonisë nuk ishte aty për ta pritur, por ata sonte do të kenë takim pune, ndërsa takimi zyrtar është lënë për nesër në ora 9. Sipas të gjitha paralajmërimeve pritet që gjatë këtij takimi të ketë përafrim të qëndrimeve për zgjidhjen e çështjes së emrit./nezavisen.mk/