Shkup, 1 mars – LSDM, partnerët e koalicionit dhe partitë e tjera të cilat japin mbështetje për kandidatin e përbashkët presidencial, sonte në orën 20 në hotelin “Hillton” do të mbajnë takim në të cilin duhet të përcaktohet personi që do të hyjë në garën për shefin e ri të shtetit në zgjedhjet presidenciale të gjashta me radhë.
Tani për tani nuk zbulohet nëse do të kumtohet sonte edhe emri i kandidatit të përbashkët ose kjo do të bëhet në kongresin e LSDM-së të dielën.
Kryeministri dhe lider i LSDM-së, Zoran Zaev dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti të mërkurën arritën marrëveshje për kandidatin e përbashkët presidencial, i cili pritet të mbështetet nga Alternativa dhe PDSH si edhe partitë e tjera.
Aleanca për Shqiptarët dhe BESA, nga ana tjetër, kumtuan se do ta mbështesin nominimin e ambasadorit dhe profesorit universitar Blerim Reka. Ai prej dje iu bashkua listës së kandidatëve zyrtarë për president në të cilin është edhe Gordana Siljanovska Davkova, pas kandidaturës të së cilës u ndal VMRO-DPMNE në opozitë.
Raundi i parë zgjedhor për zgjedhjet e gjashta presidenciale u caktua për më 21 prill, ndërsa i dyti do të mbahet më 5 maj.