Dubai, 1 korrik – Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite ka filluar operacion ushtarak kundër lëvizjes jemene, Hutu, të mbështetur nga Irani, e cila kohëve të fundit i përforcoi raketat ndërkufitare dhe sulmet e droneve në Arabinë Saudite, publikoi sot televizioni shtetëror.
Koalicioni, i cili tashmë pesë vjet lufton kundër lëvizjes Hutu në Jemen, do të mbajë një konferencë shtypi për operacionin kundër objektivave legjitime të Hutëve, qëllimi i të cilëve është t’i neutralizojë aftësitë ushtarake të këtij grupi, publikoi kanali Al-Ekbarija dhe televizioni Al Arabia në Arabinë Saudite.