Koalicioni “Për të mirën e qytetarëve të Podgoricës” i Millo Gjukanoviq realizoi fitore bindëse në zgjedhjet lokale në Podgoricë, me 47,9 për qind të votave të fituara, tregojnë të dhënat e Qendrës për transicion demokratik, pas të dhënave të përpunuara 100 për qind. Koalicioni, basrtë liste i të cilit është Ivan Vukoviq fitoi 32 mandate në Kuvendin e qytetit, lajmëroi RTCG. Koalicioni Podgorica për shekullin 21, në të cilin janë demokratët dhe URA, fitoi 25,5 për qind të votave, përkatësisht 17 mandate prëderisa koalicioni Fronti demokratik – SNP, fitoi 12,2 për qind., përkatësisht tetë mandate. Socialdemokratëve u takuan tre mandate, ndërsa Alternativës shqiptare me 1,6 për qind të votave – një vend këshilli në kuvendin e Podgoricës. Lideri i Malit të Zi demokratik, Aleksa Beçiq vlerësoi se zgjedhjet lokale në Mal të Zi më shumë i ngjajnë Somalisë apo Kamboxhës se sa një vendi kandidat për BE.
“Dita e sotme zgjedhore kaloi në ambient antidemokratik”, vlerësoi mbrëmë Beçiq. Ai vlerësoi se zgjedhjet lokale ishin shënuar edhe për një numërtë madh të abstenimeve. “Shkak për jehonën e ulët sipas të gjitha gjasave është lodhja e trupit votues nga proceset e vazhdueshme zgjedhore, për ç’arsye edhe kërkova bashkim të zgjedhjeve presidenciale dhe lokale”, tha Beçiq. Zgjedhjet lokale u mbajtën dje në Podgoricë dhe në 10 komuna të tjera në Mal të Zi. Në zgjedhje të drejtë vote patën 306.722 persona, që paraqet pothuajse 60 për qind të numrit të përgjithshëm të votuesve në Mal të Zi.