Shkup, 25 tetor – Krerët e koalicionit “Me dije dhe guxim për një jetë të re”, Ziadin Sela i Aleancës për Shqiptarët dhe Bilall Kasami i Lëvizjes BESA të mërkurë në Tetovë u shfaqën bashkë në një takim me intelektualët tetovar duke bërë të qartë konturat e vazhdimit të koalicionit dhe duke premtuar se BDI-në do ta nxjerrin në opozitë si në pushtetin lokal tani – ashtu dhe në pushtetin qendror në zgjedhjet e ardhës parlamentare. “Të mos keni asnjë dilemë. Ky është fillimi i koalicionit për zgjedhjet parlamentare dhe realisht – BDI ka pse të ketë frikë dhe pse janë të shqetësuar, ka pse sillen si pa kokë. Shumë shpejtë, kurdo që të jenë zgjedhjet parlamentare, ata do t’i shohim në opozitë, edhe atë në opozitë të thellë”, theksoi Ziadin Sela gjatë konferencës për shtyp të mbajtur në Universitetin e Evropës Juglindore, duke i ofruar njëherësh dhe përkrahje kandidatit të BESËS për Komunën e Tetovës, Bilall Kasami. “Kam ardhur të jap përkrahjen për kandidatin e Tetovës, Bilall Kasami. Urime Bilall”, tha Sela. Ndërkaq lideri i Lëvizjes BESA, Kasami tha se koalicioni me ASH-në është pritur gjatë kohë nga populli dhe se do të jep rezultate për fitore në komunat ku kandidojnë kundër… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)