Tetovë, 28 qershor – Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, mbrëmë realizuan takim me banorët e fshatit Pirok.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, theksoi se nëse Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa fitojnë zgjedhjet parlamentare 2020, lojrat e fatit do të lejohen vetëm në hotele me 5 yje, sepse hotelet me 5 yje garantojnë që nuk do të jenë afër vendbanimeve, nuk mund të ketë qasje gjithsecili, dhe kjo do ta ndal në mënyrë të kënaqshme këtë fenomen devijant.
Qëndrimi i Aleancës për Shqiptarët rreth lojrave të fatit është shprehur disa herë publikisht dhe i njeti tanimë është edhe i futur në programin e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa “Shtet për të gjithë”.
“Ky koalicion i cili, nëse është pjesë e qeverisë, do të ndryshojë ligjin e lojrave të fatit sikur modeli i Shqipërisë dhe Kosovës, për shkak se ky fenomen devijant në shoqërinë tonë, detyron me mijëra të rinj që të braktisin vendin dhe zgjidhjen ta kërkojnë në shtetet e Evropës siç është Gjermani dhe shtetet tjera. Situata aktuale me kazinot është një plan i cili plotëson mozaikun që një ditë na mbajnë me përralla për shoqërinë e përbashkët për të gjithë, por ama shtetin ta mbajnë vetëm për ta. Ne s’kemi kohë për të humbur”, tha Sela.