Shkup, 29 tetor – Shefi i shtabit zgjedhor të Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri në pres konferencën pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale tha se koalicioni Aleanca me Besë ka fituar në katër komuna në Gostivar, Vrapçishtë, Bogovinë dhe Zhelinë.
“Ne si Aleancë me BESË jemi shumë të gëzuar që ta informojmë opinionin se jo vetëm që kemi fituar tek shqiptarët dhe kjo është fitorja më e pastër në historinë pluraliste në Maqedoni. Ashtu siç paralajmëruan në Gostivar fitoi kandidati ynë Arben Taravari, që do të jetë kryetar i komunës së Gostivarit”, theksoi Aziri.
Ai tha se fitore është shënuar edhe në Vrapçishtë ku Isen Shabani ka fituar si kryetar i komunës së Vrapçishtit, Albon Xhemaili kryetar i komunës së Bogovinës dhe Blerim Sejdiu kryetar i
Zhelinës nga po ky koalicion Aleanca me Besë.
Sipas tij fitoren e BDI-së në komunat e banuara me shumicë shqiptare ka fituar pakica, pasi që votat e tyre i kanë sjellë fitoren, në një betejë siç tha të pabarabartë.