New York Knicks vazhdon të kompletojë rekordet negative në një sezon për t’u harruar. “The Big Apple” ra edhe në “Madison Square Garden”, me rezultatin 104-115 para Minnesota Timberwolves. Ata regjistruan humbjen e 18-të radhazi, para pushimit për “All Star”. Bilanci i tyre në shtëpi, këtë sezon, është vetëm 4 fitore dhe 24 humbje.
Në fakt, për të kujtuar fitoren e tyre të fundit në shtëpi duhet të kthehemi në 1 dhjetor, kur mundën Milwaukee Bucks në kohën shtesë. Ky është rekordi i dytë më i keq në historinë e NBA, me vetëm një humbje më pak se Dallas Mavericks, në sezonin 1993-1994.
Ndërkohë, në ndeshjet e tjera pati luftë sportive dhe emocione, teksa rezultatet ishin si më poshtë: