Vjenë, 8 janar – Ministrja e Punëve të Jashtme e Austrisë, Karin Knajsell konsideron se në rast të Bregzitit të “fortë” gjegjësisht dalje të padakorduar të Britanisë së Madhe nga BE-ja, austriakëve në atë vend duhet t’u mundësohet shtetësi e dyfishtë.
Knajsell, në konferencë për shtyp theksoi se në Britani të Madhe jetojnë rreth 25.000 shtetas të Austrisë.
Me qëllim që të mundësohet shtetësi e dyfishtë, Austria, sipas saj, duhet të tërhiqet pjesërisht nga Konventa evropiane për shmangien e shtetësisë së dyfishtë.
Siç ka konstatuar, këtë tashmë e kanë bërë shtetet e tjera anëtare të BE-së.
Megjithatë, shtoi se një hap të tillë nuk do të thotë se Austria në të ardhmen do ta hapë derën për shtetësi të dyfishtë.