Bruksel, 20 maj – Ministrja austriake e Punëve të Jashtme e BE-së, Karin Knajsëll, porositi se është arritur përparim i rëndësishëm në kontestin për emrin, dhe thekso se rajoni i Ballkanit Perëndimor është me interes gjeopolitik për Bashkimin Evropian.
“Shumë herë pata rast të takohem me ministrat e punëve të jashtme të IRJM dhe Greqisë. Përparim i rëndësishëm është regjistruar, por mbetet të shihet kur mund të pritet zgjidhje. Nevojiten hapa të ardhshëm, fqinjësia jonë lindore nuk është vetëm historikisht afër, por duam thjesht të evitojmë vakum që do të mund të shfrytëzohet nga vende të tjera. Bashkimi i rajonit është interes gjeopolitik për të gjithë BE-në”, deklaroi Knajsëll.