Athinë, 31 tetor – Austria e mbështet Marrëveshjen e Prespës dhe shpreson në implementim të plotë që është i rëndësishëm për të gjithë rajonin, thotë ministrja e Punëve të Jashtme e Austrisë, Karin Knajsëll në intervistën për “Katimerini”-n.
“Është e qartë se shumica e deputetëve në Shkup e kanë zgjedhur të ardhmen, e jo të kaluarën, me hap të rëndësishëm në drejtim të revizionit të Kushtetutës, të paraparë me Marrëveshjen e Prespës. Jam optimiste se Shkupi do ta shfrytëzojë këtë dritare të mundësisë dhe do të vazhdojë në rrugën për integrim në BE”, thotë ministrja e Punëve të Jashtme e Austrisë në intervistë.
Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, lidhur me atë nëse mbetja eventuale jashtë NATO-s për Maqedoninë, do të thoshte edhe rritje të ndikimit të fuqive të treta, Knajsëll thotë se vendimi për sigurinë i takon Shkupit, por çdo zbrazëtirë mund të sjellë ndikim.
“Shkupi ka të drejtë sovrane të vendosë për sigurinë e vendit. Cilado qoftë zbrazëtirë të lënë në strukturën e sigurisë së vendit edhe në marrëdhëniet me fqinjët e saj të drejtpërdrejtë e rrisin mundësinë për ndikimin e faktorëve të tretë që vijnë jashtë Evropës”, thotë Knajsëll për “Katimerini”-n.