Vjenë, 2 tetor – Shefja e diplomacisë austriake Karin Knajsel konsideron se edhe krahas mossuksesit të referendumit për emrin e Maqedonisë, para së gjithash nga jehona e dobët e votuesve, deklarimi të dielën tregoi “sinjal të qartë për mbështetje” të zgjidhjes së kontestit të emrit me Greqinë. Edhe ministri austriak për çështje evropiane Gernot Blimel është i bindur se referendumi do të çojë në zgjidhje. Blimel ka vlerësuar se bëhet fjalë për shans historik për Maqedoninë dhe tërë rajonin, si dhe për rrugën drejt BE-së. Në deklaratën për mediat austriake, Blimer ka theksuar se Austria qartë mbështet këtë zgjidhje. Edhe pse jehona e qytetarëve ka qenë më e vogël se sa pritej, Karin Knajsel ka porositur se institucioneve tani u mbetet të marrin hapin e ardhshëm që do të çojë në bisedimet paraqasëse me BE-në.