Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka kërkuar që përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, të pritet me protesta në Kosovë pasi që nuk ka kërkuar falje “për lojën me harta ku Kosova është pjesë integrale e Serbisë”.
Lajçak sot do të jetë në Kosovë ku do bëjë një vizitë treditore. KMDLNj shkruan se Lajçaku po bënë përpjekje ta deformojë ndërtimin e paqes në çdo vend ku ka pasur shkelje masive të të drejtave të njeriut.
“Albin Kurti por edhe ata të tjerët që eventualisht pranojnë të takohen me një militant të shquar kundër pavarësisë së Kosovës, pa u distancuar nga veprimi i tij dhe lojës së ndyrë me harta , pa kërkimfalje publike, në fakt rrezikojnë të bëhen edhe vet pjesë të skenarit ‘Lajçak’. Faturat tjera, nga ky përfitues dhe mashtrues politik që po i shtynë para planet e Serbisë, nën ombrellën e BE –së, nëse kalohet aq lehtë, sigurisht se do të vijnë shumë shpejt”, thuhet në reagimin e Këshillit.