KMC ka sjellë shumë bashkëpunime kohëve të fundit dhe nuk mund të lëmë pa përmendur atë me Antre “Profesori” dhe “Tuman kuqe” me Aurel Thëllimin, me të cilat ka rrëmbyer zemrat e publikut akoma më shumë. Tashmë, KMC po sjell edhe albumin e tij të parë, më të cilin hap siparin edhe bashkëpunimi i parë i këtij albumi, me një këngëtare të re dhe mjaft të talentuar – Denadën dhe flet për InfraRed të gazetës KOHA
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: KMC, na trego si po të shkojnë gjërat kohët e fundit?
Për momentin shumë mirë sepse sapo kam filluar edhe përgatitjet për albumin. Albumi do ketë 8 këngë, dhe e kam nisur me “Sun na nalin” me këngëtaren e re por shumë të talentuar Denadën.
KOHA: Ke bërë disa bashkëpunime, por tek cili je ndjerë vetja?
Tek çdo këngë ose bashkëpunim unë jam vetja, në asnjë moment nuk mundohem të imitoj dike ose të sillem si dikush tjetër. Besoj se nuk do e bëj asnjëherë këtë gjë.
KOHA: Ka ndonjë recetë sesi arrihet suksesi?
Receta e çdokujt besoj se është vullneti edhe puna dhe asnjëherë mos dorëzohesh nëse i vë synim vetes për diçka sepse do vij dhe ajo ditë kur të arrish ato çka synon çdokush për veten e tij, ato ambicie dhe aspirate.
KOHA: Një karrierë e mirë është e mundur vetëm nëpërmjet…?
Nëpërmjet punës edhe përkrahjes. Çdo artist ka nevojë për përkrahjen e publikut sepse janë ata arsyea që këngë pas kënge vijmë në treg me projekte akoma dhe më të bukura.
KOHA: Çfarë do të doje të zgjaste për gjithë jetën?
Mirësia!
KOHA: Të metat që ia pranon vetes?
Nxehem shpesh. (Qesh)
KOHA: Njerëzve u pëlqen të rrinë në shoqërinë tënde sepse…
Sepse, jam një tip që më pëlqejnë shakatë edhe çdo moment e kaloj dua ta me batuta edhe humor.
KOHA: Nëse do të kishe një shkop magjik, çfarë do të kishe zgjedhur të ndryshoje?
Asgjë, jam i kënaqur me gjithçka.
KOHA: Në gjithçka që të rrethon, çfarë do të doje të shikoje dhe të dëgjoje më shumë?
Më pak dhunë dhe më shumë dashuri mes njerëzve.
KOHA: Momenti më i bukur gjatë një 24 orëshi?
S’ka moment me të bukur sesa te jesh në studio duke regjistruar 24 orë (qesh).
KOHA: Shprehja që përdor më shumë gjatë ditës?
Varet nga momentet, sepse shumë shprehje mund të përdoren gjatë ditës!
KOHA: Ke ndonjë nofkë me të cilën të kanë thirrur kur ishe fëmijë?
Edhe sot e kësaj dite s’e kuptoj pse më kan pas thirr kur isha i vogël “Kaçu” (qesh).
KOHA: Një biletë për në koncertin e kujt nuk do ta humbje për asgjë në botë?
Eminem, 50 Cent!
KOHA: Edhe pas shumë vitesh do reposh përsëri apo çfarë mendon se do ketë ndryshuar artistikisht tek ty?
Mendoj se po, por do ndryshoj vetëm menaxhimi i bizneseve të mia që të kem sukses edhe në biznes ashtu siç po e kërkoj dhe në muzikë.