Shkup, 23 shtator – Gjatë ditës se sotme, në Studeniçan të Shkupit, u zhvillua kampionati shtetëror për në mundje U-15, me të cilin u rrumbullakosua garimi i këtij sezoni në Kupën e Maqedonisë. Edhe njëherë, ngjashëm si edhe në vitet 2015, 2016 dhe 2017, KM “Liria” është fituese e kësaj veprimtarie, me epërsi prej më shumë se 100 pikë ndaj vendit të dyte që u fitua nga “Ballkanecit”. Për Kupën e Maqedonisë, duhet cekur qe janë tubuar piket nga të gjitha kampionatet zgjedhore dhe shtetërore këtë vit.
Ndryshe, KM “Liria” arriti të shpallet edhe kampion shtetëror për mundës U-15, pasi me 26 pikë, arriti të triumfoj para KM “Buçim” nga Radovishi, vetëm fal faktit që klubi shqiptar kishte më shume vende të para, pasi edhe kundërshtari kishte numrin e njëjtë të pikëve.
Sa i përket fituesve individual, KM “Liria” kishte katër kampion, edhe atë: Arben Sejdi (44 kg), Besir Alili (48 kg), Rexhep Pocesta (52 kg) dhe Elvedib Feta (62 kg). Derisa, medalje fituan edhe Omer Jusufi dhe Ensar Bela, të cilët ishin te argjendte, respektivisht të bronztë.