Londër, 18 shtator – Amal Kluni, avokate e njohur për të drejtat e njeriut ka dhënë dorëheqje nga funksioni i përfaqësues speciale të Britanisë së Madhe për lirinë e mediave në shenjë proteste kundër qëllimit të qeverisë të shkel të drejtën ndërkombëtare me sjelljen e ligjit për tregun e brendshëm.
“Në dënimin e ashpër të kërcënimit të kryeministrit britanik Boris Xhonson se do të shkel obligimet e dakorduara ndërkombëtare në marrëveshjen për tërheqjen nga BE, ajo ka vlerësuar veprimet e qeverisë si trishtuese”, njofton “Gardian”.
Tërheqja e saj pason pasi Rikard Kin, zyrtar juridik qeveritar për Skocinë ka dhënë dorëheqje të mërkurën, pasi ka kundërshtuar të njëjtin ligj.
Një javë më herët, avokati kryesor qeveritar, Xhonatan Xhons poashtu dha dorëheqje derisa ministrat po përgatiten të publikojnë ligjin.