Drejtori i përgjithshëm i Organizatës botërore të shëndetësisë (OBSH) për Evropë, Hans Kluge sot porositi se në luftën kundër pandemisë së koronavirusit nuk ka vend për nacionalizëm.
“Nevojitet koherencë në veprimin, është e domosdoshme politike koherente”, tha Kluge.
Ai deklaroi se duhet sa më shpejtë të sigurohet shpërndarje e vaksinave, duke shtuar se tani janë të rëndësishme morali dhe pragmatizmi i Kontinentit të Vjetër.
Duke folur për gjendjen aktuale, Kluge theksoi se ka lajme të mira, e ato janë se gjatë pesë javëve të kaluara numri i personave të sapoinfektuar në të gjitha 53 vendet, për të cilat është konpetent, është zvogëluar për 28 për qind. Po ashtu, gjatë tre javëve të kaluara edhe vdekshmëria është ulur për 22 për qind.
Sipas tij, tani është me rëndësi të përshpejtohet vaksinimi me vaksinat tanimë të porositura.
Kluge theksoi se nevojitet rritje e kapaciteteve prodhuese, ndërsa lehtësimi i masave duhet të zbatohet shumë me kudjes.
Po ashtu, ai vlerëson se në gjendjen aktuale është shumë me rëndësi përhapja e mundësive për identifikimin e mutacioneve të reja, me qëllim që me kohë të reagohet.
Krahas kësaj, paralajmëroi Kluge, nuk guxon të lejohet të kemi gjenerata të reja “të humbura” për shkak të Kovid-19, duke shtuar se fëmijët mbi tetë vjeç duhet të shkojnë në shkollë.
Ai iu referua hulumtimeve, sipas të cilave, 17 për qind nga personat e moshës mes 18 dhe 24 vjeç, kanë probleme psikike, ndërsa 50 për qind jetojnë në druarje.