Kopenhagë, 29 tetor – Evropa sot e tejkaloi pragun prej 10 milionë rasteve me virus korona, njoftoi drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropë Hans Kluge dhe theksoi se këtë javë Evropa shënoi shpeshtim më të madh të rasteve me Kovid-19 që nga fillimi i pandemisë, pasi gjatë shtatë ditëve të kaluara janë regjistruar 1,5 milionë pacientë.
“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara u rrit prej shtatë në nëntë milionë për vetëm 14 ditë, ndërsa sot Evropa e tejkaloi pragun prej 10 milionë raste”, tha Kluge në mbledhjen e jashtëzakonshme në Kopenhagë të ministrave të Shëndetësisë në rajonin evropian të OBSH-së dedikuar parashikimeve për dimrin në lidhje me virusin korona”, thuhet në kumtesën e OBSH-së.
Ai shtoi se në shumicën e vendeve evropiane në periudhë prej 14 ditëve është regjistruar shkallë shumë e lartë e incidencës prej më shumë se 200 rasteve në 100.000 banorë.
Kluge theksoi se numri i të hospitalizuarve u rrit në nivel që nuk është vërejtur pranverën e kaluar, me më shumë se 10 të hospitalizuar në 100.000 banorë në një të tretën e vendeve në Evropë.
Ai shtoi se shkalla e vdekshmërisë dukshëm u rrit dhe javën e kaluar regjistroi rritje prej 32 për qind përgjatë gjithë Evropës.