Bolton Wanders një ndër klubet që ka luajtur në elitën e futbollit në Angli është në grahmat e fundit sa i përket aspektit financiar. Për këtë stërvitja e djeshme e skuadrës nuk është kryer sepse mungonin disa nga shërbimet bazë që duhet të ofrojë një klub futbolli.
Në qendrën e tyre stërvitore nuk kishte ujë dhe ushqim për lojtarët, po ashtu mungonte stafi mjekësor dhe stafi ndihmës i klubit. Ndeshja e kësaj të diele është në dyshim për faktin se nuk janë paguar forcat e sigurisë që ruajnë qetësinë në ndeshje futbolli.
Ndërkohë lojtarët kanë mbi një muaj që nuk kanë marrë rrogat e tyre dhe skuadra po shkon gjithnjë e më keq në renditjen në Championship, duke zënë vendin e parafundit.
Aktualisht presidenti i klubit është duke kërkuar një blerës, që do të siguronte stabilitetin ekonomik për Bolton. Ndërkohë gjykata i ka dhënë kohë deri më 20 mars, përndryshe do të fillojë sekuestrimi i pronave të klubit.