Pas largimit nga drejtimi i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi ka mbetur pa skuadër. Trajneri italian pati deklaruar që po shqyrton ofertat e ardhura në drejtim të tij, ndërsa së fundmi raportohet se “misteri” është pranë Deportivo Alaves në Spanjë.
“GianlucaDiMarzio.com” bën me dije se klubi spanjoll po planifikon largimin e teknikut Luis Zubeldia dhe De Biasi shihet si zëvendësuesi i tij. Ende s’ka një marrëveshje, por në vijim priten të reja për sa i përket të ardhmes së trajnerit italian.