Klubi në Kolumbi kritikohet për diskriminim ndaj futbollisteve

13

Unioni i Lojtarëve në Kolumbi ka kritikuar klubin Independente de Santa Fe, që ka reduktuar pagat e futbollistëve për 50 për qind, ndërsa ka suspenduar kontratat e futbollisteve të klubit.

Klubi nga Bogota ka thënë se do të paguajë një pjesë të pagave të lojtarëve dhe se kontratat me lojtaret janë “suspenduar me marrëveshje të dyanshme”. Klubi ka thënë se do t’ua paguaj lojtareve një shumë për t’i ndihmuar ato që të mbulojnë kostot jetësore, raporton Reuters.

Megjithatë Shoqata e Futbollistëve Profesionistë të Kolumbisë ka hedhur pushtë marrëveshjen duke e cilësuar atë si “shumë diskriminuese”.

“Vendimi shkel të drejtat e futbollisteve, që duhet të respektohen dhe të kenë të drejta të barabarta si futbollistët”, thuhet në një komunikatë të Shoqatës, që ka konfirmuar se lojtarët kanë marrë gjysmën e pagës.

Shoqata më parë ka kritikuar klubin e njëjtë që ka pyetur tifozët nëse duhet të reduktoj pagat e lojtarëve. Kanë votuar mbi 17 mijë shikues, ndërsa 62 për qind vlerësuan se lojtarëve duhet t’iu reduktohen të hyrat.

Santa Fe ishte në vend të tretë kur kampionati i Kolumbisë u anulua për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ekipi i futbollisteve ishte në vend të parë në një nga pesë grupet që formojnë kampionatin.

Comments are closed.