Thashethemet kanë mbuluar mediat për të ardhmen e Julen Lopetegui-t, trajnerit te Real Madridit. Ky i fundit ka analizuar gjithçka në konferecën për shtyp të mbajtur ditën e sotme, ku ai foli për gjithçka. “Levante është kundërshtar që është përirësuar në të gjitha aspektet, ekip që ka fituar dy ndeshjet e fundit, por unë besoj te djemtë dhe te skuadra ime. Ne jemi të përqendruar te ndeshja që kemi nesër, duhet që të fitojmë në fushë, është më e mira që mund të bëjmë për momentin”.
Merkato – “Kam besim te stafi dhe lojtarët se ne do të bëjmë një sezon të mirë. Jam i sigurt se ne do të bëjmë një sezon të madh. Gjithçka nis nga Levante”.
Mbështetja – “Jam i qetë dhe i përqendruar për punën time. Klubi më mbështet”.
Kriza e golit – “Ne do të përpiqemi të përqendrohemi dhe të luajmë. Duhet që të gjenerojmë shumë, të gjithë duan që të marrin tri pikë që të çojnë në krye të klasifikimit”.