Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, e ka mbrojtur Maurizio Sarrin dhe ka kërkuar nga Chelsea që t’i besojë italianit. Sarri e nisi shumë mirë sezonin me Sarrin, por viti 2019 nuk ka qenë i duhuri për “Blutë e Londrës” dhe tashmë kanë nisur spekulimet për shkarkimin e ish-trajnerit të Napolit. Për Guardiolën, kjo nuk është diçka normale, “klubi duhet t’i besoj Sarrit”.
“Situata e Sarrit me timen është paksa më ndryshe. Në vitin tim të parë, klubi kurrë nuk ka dyshuar në mua”, tha Guardiola para ndeshjes me Chelsean në finale të Carabao Cup.
“Asnjëherë nuk është folur në media që do të shkarkohem nëse humbasim këtë apo atë ndeshje. Kam qenë i befasuar kur Antonio Conte fitoi titullin dhe ata humbën një apo dy ndeshje në fillim të sezonit, njerëzit menjëherë filluan të thonë se ai do të shkarkohet. Unë thash: ‘Uau, por dy apo tre muaj më parë ata fituan Premierligën’. Mënyra më e mirë që një trajner të bëjë punë të mirë është që të ketë kohë më të gjatë, e jo në një periudhë të shkurtër”, deklaroi Guardiola, që shpreson që Sarri të ketë më shumë kohë te Chelsea.