Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Besart Berisha ka vendosur për të ardhmen e tij.
Sulmuesi, ka firmosur kontratë të re një vjeçare me klubin e tij të ri, Hiroshima, shkruan IndeksOnline, transmeton gazeta KOHA.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit nga Japonia. Kosovari ka firmosur kontratë vetëm deri në fund të kētij viti (2019). Ai deri tani ka zhvilluar 8 paraqitje, por ende nuk e ka gjetur rrugën e golit. Kujtojmë që Berisha u transferua në Japoni nga Australia, nga klubi Melbourne Victory.