Diçka ka ndryshuar në futbollin zviceran. Hegjemonia e Baselit mbaroi majin e kaluar kur, pas fitimit të tetë kampionateve të njëpasnjëshme, u detyrua ti hapte rrugë Young Boys, skuadër që nuk fitonte tituj që prej vitit 1986. Basel është eliminuar edhe nga Europa League, dhe në këtë mënyrë futbollin zviceran në sezonin e ardhshëm, në Champions League do e përfaqësojë debutuesit e Young Boys. Fati i ka rezervuar një grup të vështirë, por në të njëjtën kohë stimulues, pasi kundërshtarët më të cilët do të përballet janë plot me histori si Manchester United, Juventus dhe Valencia.
Pra, për ngjarje të tilla të rëndësishme, mund të jetë një ide e mirë të … ndryshosh emrin. Kjo është ideja e kryetarit të bashkisë së Bernës, kryeqytetit të Zvicrës. Alec von Graffenried ka bërë një kërkesë specifike për drejtuesit. Ai kërkon që emri i qytetit të jetë pjesë e emërtimit të klubit: “Tani do luani në një kompeticion të rëndësishëm, mendoj se është momenti për të ndryshuar emërtim, gjithashtu si një gjest ndaj këtij qyteti. Klubet e tjera të mëdha si Real Madrid i kanë bërë homazh qytetit “. Në fakt, emri i Bernës ekziston, pasi emri i plotë i klubit është “Berner Sport Club Young Boys”, por në dokumentet zyrtare shkruhet vetëm “Young Boys”. Një zgjidhje mund të jetë që ekipi të emërtohet “Young Boys Bern”, por ndoshta kryetarit të bashkisë nuk do ti pëlqejë.