Skuadra e Serie C, Pro Piacenza po kalon momente shumë të vështira. Në pjesën e parë të ndeshjes së tyre të ligës kundër Cueno ata ishin duke humbur me rezultatin 16-0, me ç’rast u shndërruan në lajm botëror, shkruan GazetaBlic, përcjell gazeta KOHA.
Piacenza ka startuar lojën me vetëm shtatë lojtarë, të gjithë nën moshën 20 vjeç – ndërsa trajneri i tyre është 19 vjeçar dhe është emëruar para fillimit të ndeshjes.
Ishte një situatë dëshpëruese për klubin që është në vështirësi financiare dhe pasi kishte humbur katër ndeshje këtë sezon në Serie C, ata ishin të detyruar të emërojnë një formacion me numrin minimal të lojtarëve të lejuar për ndeshje.
Nëse ata nuk do të arrinin të fusnin një ekip, ata do të ishin përjashtuar nga liga. Rezultati final i takimit ishte 20-0.