Më mirë se sa Liverpool, Barcelona dhe Juventus. Nuk është shaka, por ajo që Pordenone ka bërë. E mbani mend? Vite më parë desh bëri befasinë e madhe për të eliminuar Interin në Kupën e Italisë (faza e 1/8-ve). Vetëm penalltitë ishin fatale për skuadrën e Serie C, që ka siguruar këtë edicion për të parën herë ngjitjen në Serie B.
Por, falë barazimit në shtëpinë e Feralpit, skuadra e Tesser, në fakt, e ka mbyllur kampionatin pa asnjë humbje jashtë fushe (8 fitore dhe 11 barazime).
Nga elita, në kategorinë e parë dhe të dytë, sipas të dhënave, rezulton që Pordenone është e vetmja skuadër në “top 5” kampionatet e Europës që nuk ka pësuar humbje jashtë fushe (Angli, Spanjë, Itali, Francë dhe Gjermani).
Me një humbje janë Liverpool (Premier League), Metz (Ligue 2), Juve Stabia (Serie C) dhe Osnabruck (Bundesliga 3).
Tani, pas fjalisë “Kurrë nuk kemi qenë në B”, duke përdorur edhe frazën e Interit, shtohet edhe një tjetër “Kurrë të mundur në transfertë”.