Skudarat përdorin mënyra nga më të ndryshmet për të spiunuar kundërshtarin. Në Gjermani sëfundmi kanë përdorur edhe dronin. Policia ka arrestuar një punonjës të Werder Bremen, i cili kishte lëshuar një dron mbi fushën stërvitore të Hofenheim, kundërshtarit të mesjavës. Ai ndodhej në një distancë 500 metra larg fushës stërvitore, brenda një makine tip ‘Mercedes’. Klubi ndërkohë ka pranuar se ka lëshuar një dron, por drejtori sportiv i Werder, Frank Baumann, ka mohuar akuzat se është bërë për të spiunuar kundërshtarin.
Ai tha: Në Bundesliga është normale të përpiqesh të kuptosh kundërshtarin sa më shumë të kesh mundësi. Më shumë se një herë kemi hasur edhe ne skuadra të tjera që përpiqen të zbulojnë çdo gjë rreth ekipit tonë.
Kujtojmë këtu se në Gjermani është e jashtëligjshme të përdorësh një dron sipër njerëze, apo fushave stërvitore dhe dënohet me gjobë deri në 50 mijë euro.