Paris Saint-Germaini është duke punuar për të ardhmen. Kështu të paktën shkruan e përditshmja franceze “Le Parisien”, përcjellë zeri.info. Sipas kësaj të fundit, klubi parisien është duke i vlerësuar disa profile të ndryshme të pasardhësit të Edinson Cavanit. Sulmuesi uruguaian pritet të largohet nga Franca në fund të këtij sezoni dhe ka mundësi të rikthehet në Itali, ose ta marrë rrugën drejt Anglisë.
Si pasardhës të mundshëm të ish-sulmuesit të Palermos dhe të Napolit, PSG-ja e ka në opsion sulmuesin e rrezikshëm të Interit, Mauro Icardi. Me një rrogë të majme dhe një ofertë të parezistueshme Interi mund ta shesë futbollistin, i cili do ta udhëhiqte së bashku me Neymarin e Mbappen sulmin parisien. Në opsion të PSG-së është edhe Robert Lewandowski i Bayernit.