Arsenali mund të tentojë të nënshkruaj me Arda Turan, pasi që shihet si zëvendësues i denjë i Mesut Ozil i cili thuhet se do të largohet nga ‘Emirates Stadium’ në fund të sezonit, transmeton Gazeta Metro. Mesfushori turk është pjesë e Barcelonës që nga viti 2015 kur u transferua nga Atletico Madrid dhe e ardhmja e tij mund të thuhet se është afër Premierligës. Duke u bazuar nga mediat britanike, Arsenali do të ofrojë 30 milionë euro për shërbimet e tij dhe një kontratë prej 300,000 euro në javë.