Ekipet e ligës spanjolle të futbollit nga Katalonia, Barcelona, Espagnol dhe Girona kanë vendosur që t’i bashkëngjiten grevës së përgjithshme, e cila nesër do të mbahet në këtë rajon.
Greva organizohet nga mbi 40 sindikata dhe shoqata në rajon, nën ombrellën e organizatës “Tryeza për demokraci”, si reagim ndaj tentimit të qeverisë spanjolle për të parandaluar referendumin për pavarësi në Kataloni.