Blendi Klosi, ministër i Turizmit dhe Mjedisit, gjatë një emisioni televiziv ka theksuar se Partia Socialiste hyn në garë zgjedhore për të fituar dhe asnjëherë nuk do të tolerojë.
I pyetur për mundësinë e një marrëveshje mes Partisë Socialiste dhe opozitës, Klosi ka theksuar se PS është dhe ka qenë e gMEDIALme për dialog me opozitën.
“Opozita nuk është e qartë në qëndrimin e saj. Në fillim Berisha tha se nuk ka për të pasur marrëveshje. Më pas z. Bylykbashi tha se ka për të pasur marrëveshje. Sot, z. Salianji thotë se nuk do ketë marrëveshje. Tani çfarë do bëjë opozita!? Këtë ne se kuptojmë. Ne si PS s’kemi thënë asnjë fjalë për skenarë, janë këta (opozita) që nxjerrin skenarë. Ne kemi thënë që në krye të herës, hajde të flasim për reformën zgjedhore dhe institucionin e zgjedhjeve”, – theksoi Klosi.
“Ne jemi për dialog për reformën zgjedhore. Po shkojmë në tetorin e 2019 dhe zgjedhjet sikur të jenë në datë 21 qershor të 2021, atëherë është koha mjaft e ngushtë për të bërë ndryshime në Kodin Zgjedhor, sepse nuk lejohet dhe të ndryshohet ky kod gjashtë muaj para zgjedhjeve”, – vijoi Klosi.
“Krizë politike për mazhorancën, çfarë do të thotë? Ne kemi qeverisjen, kemi mazhorancë në Kuvend dhe po marrim vendime. Nëse Partia Demokratike donte të tregonte se ishte forcuar duhet të hynte në zgjedhjet e 30 qershorit, por nuk hynë. Dhe sot në fakt ne kemi 61 bashki, dhe them se 61 socialistë do drejtojnë shumë më mirë se çfarë kanë bërë dhe demokratët që kanë drejtuar deri më sot, apo po të kishte demokrat të zgjedhur”, – tha Klosi.
“Ne jemi në politikë dhe jemi në garë. Nga ne mos prisni se do futemi në garë për t’i lënë të tjerët të fitojnë ndonjë gjë. Ne kemi qenë gjithnjë për të fituar garat. Ne kemi qenë gjithnjë prej dekadash për të dhënë pushtet, për të bërë shtet. Ishim ne që krijuam bashkëqeverisjen me qytetarin. Daljen nga parlamenti e inicioi vetë opozita, ne nuk detyruam askënd për të dalë nga Kuvendi dhe ata kanë bërë zgjedhjen e tyre. Ata kanë rrugën e tyre për t’u kthyer në pushtet”, – tha Klosi.
“Si Ministër i Turizmit ajo që po ndodh në Shqipëri për të pritur më shumë turizëm është një gjë shumë e madhe, e jashtëzakonshme. Ju nëse keni mendim ndryshe, dilni në terren e merrni votën. Për sa kohë jeni minorancë ajo mbetet opinion. Marrëveshjet mes palëve në politikën shqiptare, kanë zgjedhur shumë problematika madhore ndër vite të Shqipërisë”, – tha Klosi.
Ministri i Turizmit theksoi gjithashtu se opozita e kuptoi që s’ka forcë dhe tani po kërkon dialogun. “Opozita ka detyrë të gjejë gabimet e qeverisë. Të evidentojë problemet është detyrë e Partisë Demokratike, e opozitës. Por, nëse duam të shkojmë në një garë në vitin 2021, opozita nuk është e përgatitur, është e paorganizuar. Njerëzit nuk votojnë për emrin e deputetit, por votojnë për emrin e partive dhe kryetarit të saj”, tha Klosi.
“Këto, opozita pra, dalin dhe të thonë të ikë Edi Rama, përse duhet të iki Edi Rama?. Edi Rama ikën më votë. Rama është zgjedhur me votë nga forumet e PS dhe më pas me votë nga qytetarët për t’u bërë Kryeministër. 30 qershorin e projektuan përfaqësuesit e opozitës me idenë që s’do merrnin pjesë. Thanë do të djegim Bashkitë dhe do djegin KQZ e KZAZ, e kuptuan që s’kanë forcë për ta bërë këtë gjë, tani janë kthyer te dialogu. Pasi e kuptuan që me dhunë nuk mund të arrijnë gjë”, theksoi Klosi.