Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp – natyrisht – është shprehur shumë i lumtur, pas rikthimit sensacional të skuadrës së tij kundër Barcelonës, për të kaluar në finale të Champions Leagues. ”Të Kuqtë” triumfuan me rezultat 4-0, pasi ndeshjen e parë e kishin humbur me rezultat 3-0, transmeton Periskopi, përcjellë gazeta Koha.
Pas ndeshjes, Klopp e ka komentuar paraqitjen e Shaqës me shokë, duke thënë: ”Është me të vërtetë një përformancë e jashtëzakonshme. Unë para ndeshjes iu thash futbollistëve se është e pa mundur, por ne jemi Liverpool dhe kemi shanse”, ka thënë gjermani. ”Unë kam shikuar shumë ndeshje të futbollit, por të luash kundër ekipit më të mirë në botë dhe të mos pësosh gol është fantastike. Shaqiri, Origi, Wijnaldum dhe Allison ishin fantastik.”