Jurgen Klopp ka vetëm fjalë të mira për shqiptarin, Xherdan Shaqiri, pas paraqitjes mbresëlënëse mbrëmë në Champions. Liverpooli e mposhti Crvena Zvezdën në Anfield me rezultat të thellë 4-0 në kuadër të Ligës së Kampionëve. Shaqiri dhuroi një performancë brilante, aq sa bëri që i gjithë stadiumi të ngrihet në këmbë për ta duartrokitur kur ai doli nga loja në minutën e 68-të. Shaqiri dhuroi një super asist te goli i dytë i shënuar nga Mohamed Salah, derisa u përfshi edhe te goli i parë. Pas ndeshjes, 27-vjeçari shqiptar u lavdërua edhe nga trajneri gjerman, sipas të cilit “Shaqiri ishte gjithkund në fushë”.
“Plani ishte të nisnim me sulm, sepse s’e dinim se si do të mbroheshin ata. Deshëm të ishim të gjallë në fushë. Kur ndeshja u qetësua pak, ne nisëm të luanim futboll dhe të krijonim raste – ishte një ndeshje shumë e mirë dhe u kënaqa shumë,” ka thënë Klopp. “Shaqiri u përfshi në gjithçka. Është një lojtar shumë i mirë dhe kjo na ndihmoi. Mendoj se ai pati paraqitje shumë të mirë”, shtoi ai mes tjerash.
https://www.youtube.com/watch?v=uqQB-O_oPoU