Jurgen Klopp, megjithëse do të jetë kundërshtar në ndeshjen e së martës teksa Liverpool dhe Paris Saint-Germain do të ndeshen në Champions League, çuditërisht është treguar një aleat i yllit brazilian Neymar. E gjithë vëmendja do të jetë te Neymar pas skenave teatrale të shfaqura gjatë Kupës së Botës. Duke folur në konferencën e shtypit, Klopp shprehet: “Nuk i ndjek këto gjëra por kur pashë disa ndeshje të Botërorit njerëzit po thonin se ai shpeshherë e ekzagjeronte. “Unë mendova se u tregua i zgjuar që mbrojti veten e tij. Por nuk keni pse merakoseni, ne nuk do të mundohemi ta dëmtojmë. Ne luajmë futboll dhe duam të fitojmë topin, ne nuk merremi me këto gjëra; do të mundohemi të shmangim pasimet drejt tij, kështu mund të shmanget që ai të fitojë duele, një punë e vështirë. Nuk jam i sigurt nëse është 100% e mundur ta ndalësh. Ai është një lojtar fantastik. Në Botëror nuk ishte mirë fizikisht? Ai erdhi nga një dëmtim, dhe askush nuk e pyeti ‘A mund të luash’? Ai mori përgjegjësinë për të luajtur për vendin e tij. Dëmtimi e detyroi të mbrohej më shumë se zakonisht, kaq. Nuk mendoj se është një person që kërkon të bëjë skena pasi përndryshe nuk do të luante futbollin që luan.”