Klopp: Nëse ka një ekip, që na mund 4-0, ai është Manchester City

40

Liverpool është kampioni i merituar i Premier League dhe askush nuk mund të thotë të kundërtën. Por, duke njohur shpirtin e trajnerit të tij, humbja e mbrëmshme me Manchester City (4-0) peshon jo pak. Në fakt, trajneri gjerman nuk e vinte në dyshim angazhimin e lojtarëve të tij, por si duket, sigurimi i titullit e uli vigjilencën dhe motivimin e tyre. Klopp iu përgjigj kështu pyetjes në lidhje me përqendrimin e ekipit të tij: “Rezultati flet vetë, nuk ishim në lartësinë e duhur. Neve na mungoi rrjedhshmëria, ndërsa kundërshtari ishte më i shpejtë në disa situata. Manchester City shfrytëzoi shanset e veta, ndërsa ne jo”.

Gazetari këmbënguli, pasi përgjigjja e gjermanit nuk e kënaqi kuriozitetin e tij në lidhje me këtë paraqitje të dobët të kampionëve të rinj. Klopp nuk u zhbilancua: “Është hera e dytë që më pyet për këtë. Nëse dëshiron ta titullosh këtë histori se nuk ishim të përqendruar, bëje, por unë jam i kënaqur me qëndrimin e ekipit tim”. Pas kësaj, trajneri i “Reds” komplimentoi “qytetarët”: “Unë e kam parë sezonin e Manchester City dhe nuk ka luajtur asnjëherë keq, edhe kur ka humbur. Nëse ka një ekip, që mund të na mundë në këtë mënyrë, ai ndoshta është Manchester City”.

Comments are closed.