Jurgen Klopp është i detyruar që të bëjë një ndryshim për ndeshjen e Ligës së Kampionëve të martën kundër Portos. Mbrojtësi i Liverpoolit Andy Robertson mungon në çerekfinale, në ndeshjen e parë për shkak të pezullimit me karton të verdhë- kështu mesfushori, James Milner pritet të zëvendësojë, shkruan Mirror.uk, përcjell GazetaBlic, transmeton gazeta Koha. Ndërkaq, Alberto Moreno është në opsionet e teknikut Klopp për krahun e majtë, por spanjolli nuk është paraqitur që në fillim të janarit. Ndërsa duke folur në një konferencë për shtyp para ndeshjes, ai tha: “Zhvillimi ynë ka qenë i pabesueshëm.“Udhëtimi në Evropa Ligë ishte i shkëlqyeshëm në vitin 2016 në Basel (humbje përfundimtare ndaj Sevillas) dhe Ligën e Kampionëve ishim pikërisht të njëjta deri në Kiev (2018 humbja përfundimtare ndaj Real Madrid).“Ne kemi momente shumë më pozitive në këto gara sesa negative. Ishte e qartë që kishim një shans më Bayernin dhe e përdornim këtë shans. Tani duhet të përballemi me Porto me të njëjtin respekt, asgjë nuk është ndryshe”, përfundoi Klopp.