Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka thënë se kurrë nuk do të mund të ishte shok i Diego Costas nëse do të luante kundër tij. Por, ai lavdëroi yllin spanjoll për shpirtin luftarak. “Nëse do të luaja kundër Costas kurrë nuk do të mund të isha shok me të, kështu është”, deklaroi ai, përcjell “lajmi.net”. “Por, nëse ju jeni në një ekip me të është më mirë. Ai është një luftëtar”, theksoi Klopp.