Duket e pabesueshme, por Valon Berishën mund ta shohim nga sezoni i ardhshëm në Liverpool. Është trajneri i mirënjohur, Jurgen Klopp, që ka shprehur interesimin për ta transferuar mesfushorin e Kosovës tek gjiganti anglez. Ndeshjet e mira me Salzburgut, ku eliminoi edhe ish-skuadrën e Kloppit, Borussia Dortmundin në Ligën e Evropës, i kanë rënë në sy trajnerit gjerman. Gazetari i respektueshëm austriak, Fabian Zerche, ka zbuluar se lojtari është vëzhguar intensivisht në javët e fundit nga skauttët e Liverpoolit, sidomos në ndeshjet e Salzburgut me Dortmundin, shkruan “spox”, raporton “GazetaOlle.com”. Valoni shihet si zëvendësues i Emre Can.