Klopp: Ishte ndeshje e çmendur, nuk ishte penallti

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka komentuar humbjen e skuadrës së tij kundër Napolit (2-0) në ndeshjen e parë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

“Pati shumë mundësi, kjo ishte një ndeshje shumë më e mirë nga takimi jonë i fundit. Patëm shumë kundërsulme dhe nuk i konkretizuam, ishte një ndeshje e çmendur, ata po vraponin, ne po vraponim”. “Nuk mendoj se ishte penallti. Është vështirë. Për mua, ishte e pastër dhe nuk ishte penallti, sepse Callejon kërceu para kontaktit, por nuk mund ta ndryshojmë atë”.

“Zhvilluam lojë të mirë, por nuk i shfrytëzuam rastet. E kontrolluam lojën në raste të caktuara, por të jem i sinqertë nuk patëm shumë raste finalizimi”.

“Bëmë vendime që nuk ishin të duhura, por duhet ta pranojmë rezultatin. Shpesh topi i fundit ishte i gabuar. Është për shkak të intensitetit të lojës, por nëse nuk je në rrethana të caktuara fizike, është akoma më vështirë”, ka deklaruar Klopp.