Barcelona, nëpërmjet llogarisë së saj në Twitter, ka reaguar në mënyrë elegante dhe pa e përmendur trajnerin e Liverpool, Jurgen Klopp, por duke iu përgjigjur fjalëve të këtij të fundit në lidhje me “Camp Nou”. “Camp Nou” është vetëm një stadium. Mjaft i madh, por nuk është një tempull i futbollit”, – tha Klopp për DAZN, para se të vizitojë stadiumin blaugrana për herë të parë, të mërkurën, në gjysmëfinalen e parë të Ligës së kampionëve. “Ky është “Camp Nou”, shtëpia jonë, tempulli ynë, fortesa jonë”, – shkroi Barcelona në rrjetet e saj sociale, shoqëruar edhe me një video.
This is Camp Nou🔥
Our home. Our temple. Our fortress.⚔🛡
⚽#BarçaLFC
🔵🔴#WeColorFootball pic.twitter.com/UnmX7GSK80
— FC Barcelona (@FCBarcelona) April 30, 2019