Jurgen Klopp e ka pranuar se humbja e Liverpoolit nga Napoli mbrëmë në Champions League ka qenë e merituar. Sipas Klopp, ata nuk ishin mjaftueshëm të mirë për të rrëmbyer pikë në Itali, duke pësuar gol në minutat e fundit të takimit i realizuar nga, Lorenzo Insigne. Xherdan Shaqiri nuk luajti për asnjë minutë në këtë takim.
“Humbja është e merituar, nuk kemi pse ta bëjmë histori”, u shpreh Klopp. “Kishim momentet tona, mirëpo formacioni nuk ishte i duhuri disa herë. Lëvizëm në hapësirat e gabuara”, ka thënë Klopp pas ndeshjes. “Ne duhet të qëndrojmë të qetë në situata të tilla. Sonte nuk ishim mjaftueshëm të mirë. Duhet ta fajësojmë vetën për këtë”, shtoi Klopp.
Në Grupin C, Napoli është në vendin e parë me 4 pikë, pastaj Paris Saint-Germaini dhe Liverpooli me nga 3 pikë, në fund është Crvena Zvezda me 1 pikë