Liverpool do të duhet të bëjë llogaritë me mungesat për arsye lëndimesh para finales së Championsit, që do të zhvillohet më 28 maj, në Paris. Trajneri Jurgen Klopp nuk dihet nëse do të ketë në dispozicion brazilianin Fabinho, i ka shqetësim në kofshë dhe është një dyshim serioz. Trajneri gjerman, megjithatë, ka sqaruar në faqen e klubit: “Ka shumë mundësi që ai të kthehet, por jo për këtë fundjavë”.
Fabinho u largua nga fusha i dëmtuar gjatë ndeshjes së Premier League-s kundër Aston Villas, që “The Reds” e fituan 1-2. Pas ekzaminimeve përkatëse mjekësore, të kryera të mërkurën, Liverpool mësoi se nuk do të mund të llogarisë lojtarin në disa nga ndeshjet e ardhshme.
Për momentin, Fabinho do të mungojë në finalen e “FA Cup”, në Wembley, që do të zhvillohet këtë të shtunë, më 14 prill. Ai nuk është planifikuar të luajë në asnjë nga tri ndeshjet e mbetura në Premier League, kështu që është shumë e vështirë të riaftësohet për sfidën e fundit të sezonit kundër Realit në finalen e Championsit.
Prania e tij në Paris do të varet nga evolucioni tij në javët në vijim, megjithëse kanë mbetur vetëm 16 ditë dhe perspektivat nuk janë shumë të favorshme.