Edhe pse Dejan Lovren u lidh me një kalim të mundshëm te Milani, ai mund të qëndrojë edhe një vit te Liverpooli. Mbrojtësi kroat nuk ka luajtur rregullisht në sezonin e kaluar, pasi Jurgen Klopp preferonte më shumë dyshen Virgil van Dijk dhe Joel Matip në qendër të mbrojtjes. Por, trajneri gjerman thuhet se nuk do ta lejojë kalimin te Rossonerët për 25 milionë euro, pasi beson se 30-vjeçari vlen më shumë.
Kroati në sezonin e kaluar ka bërë vetëm 18 paraqitje në të gjitha garat për Liverpoolin dhe tashmë ka filluar përgatitjet me ekipin, ku luajti edhe nga fillimi në miqësoren e fundit ndaj Bradfordit.