Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është jashtëzakonisht krenar me paraqitjen e lojtarëve të tij në ndeshjen ndaj Chelseat. Liverpool fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Chelseat, në derbin që u zhvillua në kuadër të xhiros së 33’të të Premierligës. Sadio Mane në minutën e 51’të dhe Mohamed Salah me një eurogol në minutën e 53’të gjunjëzuan ekipin e Sarrit dhe filluan rrugëtimin final për titullin kampion të Premierligës.
“Ishte një ndeshje shumë e mirë, e vështirë kundër kundërshtarit të fortë, mendova se dominuam në fushë, ritmi ishte me të vërtetë i mirë, u përpoqëm, krijuam, kaluam dhe shënuam – kemi bërë shumë gjëra”, tha fillimisht Klopp.
Për golin e mrekullueshëm të Mo Salah: “Një gol i shkëlqyeshëm, një gol vërtet, realisht, i mirë nga ana jonë, ishte një gol i shkëlqyeshëm në të gjitha aspektet. Në tre javët e fundit ai ka shpërthyer.
Në garën e titullit: “Ne duhet të përpiqemi të paktën të fitojmë të gjitha ndeshjet e mbetura, ne i respektojmë aq shumë kundërshtarët, ne e dimë gjithashtu se sa po lufton Cardiff për të mos rënë nga liga.”
“Sot ishte shumë, shumë e rëndësishme, sepse Chelsea është shumë i fortë. Ajo që bëmë sot për të fituar këtë lojë ishte e mrekullueshme”, përfundoi ai.
Klopp tha se skuadra ka bërë gjithçka mirë në këtë ballafaqim, por Salah po i pëlqen shumë në tre javët e fundit.