Kohë pushimesh, por jo në Angli, aty ku futboll ka çdo ditë dhe ku familjet e shohin stadiumin si vend perfekt argëtimi. Megjithatë, futbollistët e trajnerët e gjejnë kohën edhe për zbavitje dhe ndërrimi i viteve i ka parë të gjithë nëpër klube e restorante. Në ueb ka bërë xhiron e botës një video e trajnerit të Liverpool, Jurgen Klopp, i cili vallëzonte për qejfin e vet gjatë një darke për festa.
Një kërcim interesant, gazmor, që është krahasuar me vallëzimin e një prej personazheve të një TV show të njohur në Britani, The Office. Unik Klopp, sepse është një trajner mjaft i dashur për tifozët e Liverpool dhe i respektuar nga të gjithë, ndërkohë që ka një sens humori që e bën shumë simpatik.
David Brent, is that you? pic.twitter.com/fTg5UmtGL2
— Charlie (@CharlieGrayAN) January 1, 2019