Jurgen Klopp nuk e konsideron dëshirën e artikuluar të Philippe Coutinhos për të shkuar tek Barcelona si dicka të pafalshme, madje ai thekson se situata është shumë e qetë e normale. Kloop deklaroi se braziliani Coutinho ndihet mjaft mirë tek Liverpooli, si dhe shpjegoi arsyet e lënies jashtë të tij në ndeshjen me Manchester Cityn. Në të vërtetë cështja Coutinho u duk se kompromentoi disi mbarëvajtjen e sezonit të Liverpoolit dhe spekulimet flisnin për një marrëdhënie të thyer mes tij dhe trajnerit gjerman, edhe pse oferta e Barcelonës ishte plot 114 milionë paund. Kloop u takua me 25 vjecarin në seancën e parë stërvitore për lojtarin që pas dëmtimit të pësuar në muajin gusht, ku duhet thënë se numri 10 shkëlqeu, dhe më pas menaxheri Kloop deklaroi se diskutimi i tyre ishte mjaft pozitiv, cka premton për një mbarëvatje shumë të mirë.
“Mendoj se të gjithë bashkë e menaxhuam mjaft mirë situatën. Nuk është hera e parë që gjatë një merkatoje të ndodhin gjëra të tilla. Debatet ndonjeherë rezultojnë shumë konstruktiv, kështu sic ishte në rastin tonë. Asgjë për të cilën është folur nuk është pafalshme, ndaj ne vijojmë të kemi një klimë shume pozitive në grup. Nuk e di me saktësi për sa kohë ai do të vijojë të luajë me këtë klub, por për sa kohë të qëndrojë cdo gjë do të jetë e qetë.”
Coutinho, i cili u aktivizua dy herë me Kombëtaren Braziliane për ndeshjet kualifikuese në Botëror, tashmë vijon me stërvitjen intensive dhe me shume probabilitet do të rikthet të veshë fanellën e kuqe gjatë javës së ardhshme për takimin e Champions League përballë Sevillas.
“U thashë djemve në dhomat e zhveshjes të mirëprisnin dy lojtarë të rinj në grup,: Alex Oxlade-Chamberlain dhe Coutinhon. Sic mund ta kuptni ata e mirëpritën shakanë. Philip e dashuron futbollin ashtu si dhe këtë klub ndaj mes nesh nuk ka asnjë problem. Gjithsesi, më duhej të merrja një vendim dhe me 7 ndeshje në tre javët e ardhshme mendoj se nuk kishte kohë të mjaftueshme për t’u stëvritur aq sa duhej, prandaj vendosa ta lë jashtë për ndeshjen me Cityn në mënyrë që t’i përdorë ato 4 – 5 ditë për t’u stërvitur sic duhet. Kështu ai do të jetë i gatshëm për pjesën tjetër të sezonit. Coutinho pranoi dhe biseda jonë ishte mjaft produktive.”